Një 20-vjeçare u kap në Rinas me një shumë parash prej mbi 12 mijë eurosh, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar në doganë. Teksa është marrë në pyetje, ajo ka thënë se nuk e dinte se duhej deklaruar shuma e parave që kishte marrë me vete.
Gjatë shpjegimit të saj, 20-vjeçarja rrëfeu se do i përdorte paratë për të bërë shopping jashtë shtetit.
Ndërkohë, policia njoftoi se vajzës iu sekuestruan 12.450 euro dhe po procedohet penalisht. E ndaluara është I.K., banuese në Tiranë.
Mirëpo, një mesazh ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me ngjarjen. Një punonjës në aeroport shkruan se policia kufitare e Rinasit nuk ka asnjë të drejtë të sekuestrojë paratë e të procedojë vajzën, por e vetmja gjë që mund të bëhej është vendosja e një gjobe.
Mesazhi i qytetarit:
Mirmbrema joq, per rastin e asaj vajzes qe ju sekuestruan 12.000 euro ne aeroport… nuk kan te drejte nje gje te till une punoj ne aeroport dhe max mer nje gjob, publikojeni ju lutem.
Më tej, punonjësi ka nisur edhe një foto, ku tregon rregulloren e deklarimit të parave.
Në të thuhet konkretisht:
Deklarimi i rremë apo i pasaktë ose mos deklarimi, bazuar në ligjin e mësipërm, neni 17/1, Administrata Doganore ka të drejtën e vendosjes së gjobës.