Reperja e njohur Loredana është kthyer në një ndër reperet më të suksesshme të momentit. Karriera e saj është në rritje të vazhdueshme, por si e arriti gjithë këtë sukses?
Me anë të një tatuazhi të bërë së fundmi, Loredana ka treguar historinë e jetës, se si gjithçka që posedon tani, e ka arritur me forcat e saj. Ajo ka gdhendur në pjesën e kurrizit një tatuazh të madh ku shkruhet: “Selfmade Millionare”.
Reperja ka publikuar një foto të tatuazhit në Instastory dhe kjo merret si përgjigje për të gjithë ata që mund të kenë dyshuar se është bërë e famshme falë të tjerëve. Kujtojmë se muaj më parë Loredana u akuzua për zhvatjen e çiftit zvicerian por tatuazhi i saj e shpreh qartë që i ka fituar me mund milionat.