Parkimi me pagesë i rrugëve të Tiranës, vazhdon të mbetet një nga makthet e qytetarëve të kryeqytetit.
Ky rezervim për vendet e parkimit me SMS elektronik është denoncuar shpeshherë si zhvatës për shkak të minutazhit të gabuar, për të cilin qytetarët janë detyruar të paguajnë më shumë seç kanë qëndruar në të vërtetë.
Një situatë fyese ka përjetuar mëngjesin e sotëm edhe aktori i humorit Florian Binaj.
Binaj shkruan se kishte parkuar në një zonë B ku parkimi kushton 40.00 lekë, ndërkohë që në mesazhin e dërguar, ai është njoftuar se duhet të paguajë 100 lekë, duke u tarifuar me çmimet e zonës A.
Aktori ka kërkuar sqarim duke i cilësuar “hajdutë” dhe më pas ka marrë një përgjigje jo fort të këndshme.
Ndër të tjera ai shkruan:
Me të vjedh 2 herë që në pikë të mëngjesit…nuk e di dmth…Ti i shkruan hajduta, kjo të thotë: ju bletë biletë me targën HAJDUTA…