Lajme

Meliza Haradinaj e jep një konstatim interesant për Albin Kurtin

Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj-Stublla, vazhdon të kritikojë pozicionin e Albin Kurtit pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit.

Meliza ka thënë se Albin Kurti po tregon çdo ditë se nuk i do koalicionet.

“Monologu me video e Facebook, në kohën kur duhet pragmatizëm e takime me partnerë për formim të Qeverisë, tregon mjaftueshëm për ngurtësinë politike të Albinit, mosbesimin e tij në sistemin pluralist e demokratik dhe egoizmin e tij për fitore vetanake.

Albini po na tregon çdo ditë që nuk i do koalicionet. Nuk do partnerë politikë. Nuk i beson askujt. Madje për ministra, nuk u beson as bashkëpartiakëve të tij. Nuk i beson shtetit të Kosovës.

Kosova është e varfër për me mbajtë zgjedhje sa herë Albini ka nevojë për shërim të komplekseve të tij politike. Ai e ka obligim t’a formojë qeverinë sa më shpejtë, e të mos e mbajë Kosovën peng të tekeve të tij me video të tilla qesharake e joserioze. Nuk jemi në fushatë, por në procedurë kushtetuese ku ti ke obligim të veprosh konform saj”, shkruan këshilltarja e kryeministrit në detyrë./Indeksonline/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top