Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezoltuar negative në testin për koronavirus.
Këtë e ka thënë zëdhënësi i Kancelarisë, Steffen Seibert, duke treguar se bëhet fjalë për rezultate fillestare, transmeton Gazeta Express.
Merkel do të bëjë edhe teste të tjera për t’u siguruar se nuk është e infektuar nga virusi Covid-19.
Kancelarja gjermane është vetizoluar dy ditë më parë, pasi një nga mjekët e saj ka dalë se është i infektuar me virusin. /Express/