Lajme

Mesazhi prekës i infermieres: Jemi të gjunjëzuar. Ju lutem na ndihmoni, rrini në shtëpi!

Shirley Watts, është një infermiere e sallës së operacionit në një spital në Basildon, në Britani të Madhe. Ajo postoi një video në rrjete sociale, pasi përfundoi turnin e gjatë dhe të vështirë, duke u kujdesur për njerëz që ishin infektuar nga koronavirus.

Me lot në sy, infermierja thotë se tashmë janë të gjunjëzuar para koronavirusit. Por po bëjnë më të mirën e tyre. Dhe ne e dimë që po. Mjekët, infermierët në të gjithë botën, po bëjnë më të mirën që është në duart e tyre për të shpëtuar qindra-mijëra jetë çdo ditë, nga kthetrat e koronavirusit. Infermierja u bën thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi, për të ndihmuar kështu jo vetëm në mbrojtjen e jetës, por dhe mbrojtjen e sistemit shëndetësor, informon dritare.net

Ja mesazhi i saj!

“Jemi të gjunjëzuar. Është shumë e vështirë, po përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë. Ndjehemi se mund të bëjmë më shumë, por e di se nuk mundemi. Po qëndrojmë larg nga familjet tona, po vendosim veten në rr zik, në përpjeke për të shpëtuar njerëzit e tjerë të dashur. Duket si një betejë e humbur, por nuk është.

Sepse ne të gjithës kemi shpresë dhe po përpiqemi të bëjmë atë çka mundemi. Nëse dëgjoni njerëz që thonë “Nuk është ndonjë gjë e madhe!” “Ne do të dalim jashtë.”, dua t’u them atyre: “Jo, ju duhet të qëndroni në shtëpi!” Ju duhet të rrini në shtëpi dhe ju duhet të vazhdoni të ndihmoni për të mbrojtur sistemin shëndetësor, sepse ne po sforcohemi për të bërë çdo gjë që është e mundur në këtë moment. Duhet t’jua tregoja gjendjen time.

Dhe në çdo spital ka shumë si unë, janë njerëz si unë, ne ramë poshtë. Por ne po ringrihemi dhe po tentojmë të bëjmë më të mirën tonë. Vetëm kaq mund të bëjmë. Vetëm kaq mund të bëjnë të gjithë prej nesh.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top