Ushqime

Mezi flini dhe nuk beni rehat? Pini kete caj dhe hani keto ushqime, me pas do te na kujtoni

Të privohesh nga orët e gjumit mund të jetë një ndër gjërat më shqetësuese për një njeri. Netët e fundit, të gjithë shqiptarët, zor se kanë vënë sy në gjumë, pas tër. metit fa. tal të mëngjesit të së martës.

Dep. resi.oni, an. kthi, shpërqëndrimi dhe lodhja janë ndjesitë që të shoqërojnë një nate apo një periudhe gjatë të cilës gjumin nuk e kemi bërë cilësor, ndaj më poshtë recetën e një çaji dhe disa ushqime që ju ndihmojnë të flini më qetë.

Disa ushtrime të lehta, leximi i një libri apo pirja e një çaji qetësues do t’ju ndihmojë shumë. Një ndër pijet që është mjaft efektive është çaji me banane e kanellë.

Përbërësit: Një bananë, kanellë, ujë.

Përgatitja: Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni një banane të prerë. Lëreni për 10 minuta. Pasi e keni hequr nga zj. arri shtypeni me një pirun dhe më pas kullojeni në një filxhan çaji. Lëreni të ftohet, shtoni pak kanellë dhe kjo ishte.

Ju duhet ta pini këtë, të paktën, një orë para se të shkoni në shtrat.

Qumështi i ngrohtë Ky nuk është një mit. Qumështi përmban triptofanit, një aminoacid që ka efekt qet. ësues si dhe kalcium.

Mjalti Hidhni një lugë mjaltë në qumështin e ngrohtë ose në çaj. Ai ul nivelin e vigjilencës duke ju përgjumur.

Bajamet – Përmbajnë triptofan dhe magnez, të cilat qetësojnë muskujt. Konsumoni një grusht bajame dhe do të bëni gjumë të qetë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top