Lajme

Ministrja Shahini s’e ka mbajtur premtimin/ Konviktet në Vlorë, Shkodër dhe Korçë ende pa përfunduar

Një nga pikat e ‘Paktit për Universitetin’ ishte se do të përmirësoheshin kushtet në konvikte.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini premtoi se godinat e konvikteve në Vlorë, Shkodër dhe Korçë do të rikostruktoroheshin brenda dhjetorit të vitit 2019.

Por a ka ndodhur kjo gjë? Sipas saj që shkruan ‘faktoje’ ministrja Besa Shahini nuk e ka mbajtur këtë premtim.

Si u tha dhe më lart rikontrukturimi i godinave të konvikteve duhet të kishte përfunduar brenda muajt dhjetor të vitit 2019, por edhe pse kanë kaluar dy javët e para të muajtit janar 2020 studentët ende nuk janë futur në konviktet, që duhet të ishin gati.

Mesa duket edhe një herë më shumë ‘Rilindja’ ka dhënë një premtim që nuk është mbajtur.

Kujtojmë këtu se shumë nga premtimet që u dhanë për ‘Paktin për Universitetin’ sipas studentëve nuk janë mbajtur.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top