Nëse deri më tani keni dëgjuar të flitet vetëm për përfitimet shëndetësore të çajit jeshil apo të zi, ka ardhur koha të njihni dhe ato të çajit të bardhë, i cili është po aq i dobishëm për organizmin.
Ashtu si çajrat e lartëpërmendur dhe çaji i bardhë është i pasur në antioksidantë, dhe vjen nga bima Camellia sinensis, e njëjta bimë që përdoret për të bërë çajin jeshil dhe atë të zi.
Ai i nënshtrohet përpunimit minimal për të ardhur tek ju si një opsion i një çaji pal të ëmbël, por i pasur me polifenole, dhe komponime të tjera kuruese. Përfitimet e çajit të bardhë
Antioksidantët
Hulumtimet kanë treguar se krahasuar me çajin e gjelbër, çaji i bardhë përmban një nivel të ngjashëm antioksidantësh dhe polifenolësh, të cilat parand.alojnë dë.met e shkaktuara nga radikalët e lirë
Shëndeti or. al
Polifenolet dhe taninet e gjendura në çajin e bardhë ndihmojnë në pastrimin e pllakëzave e gurëzave duke parandaluar rritjen e bak. ter.eve në gojë falë fluoridit që përmban.
Shpejton djegien e dhjamit
Ashtu si çaji jeshil, çaji i bardhë përmban komponime të cilat në mënyrë natyrale nxisin funksionimin e metabolizmit.
Mbron Shëndetin e Trurit
Çaji i bardhë përmban catechins që mbrojnë trurin nga dëm. timet e shkaktuara nga str. esi oksidativ dhe toksiciteti. Antioksidantët e çajit të bardhë gjithashtu mund të ndihmojnë në përmirësimin e funksionit njohës dhe të zvogëlojnë rriskun e sklerozes.