Mjalti Manuka prodhohet në Zelandën e Re, nga nektari i pemës së manuka-s, emri shkencor i së cilës është Leptospermum scoparium.
Ai është i pasur me amionacide, antioksidantë, përbërës me veti antiinflamatore, vitamina B1, B2, B3, B5 dhe B6, kalcium, fosfor, hekur, bakër, natrium, kalium, magnez dhe mangan etj, duke e shndërruar kështu në produktin çudibërës që duhet të ketë çdo konsumator në regjimin e tij ushqimor.
Ai qetëson gastritin, forcon sistemin imunitar, trajton sinozitin kro. nik, qetëson kollën etj.
1.Trajton gastritin: Inflamimi i shtresës së brendshme të stomakut, njohur ndryshe si gastriti, është një ndër prob. lemet më shqetësuese tek të gjitha moshat. Mjalti është ushqimi i parë që përdoret zakonisht për të trajtuar gastritin, por mjalti Manuka ka ndikim akoma më të madh.
2.Parandalon prob. lemet e zorrës së trashë: Mjalti Manuka ka ndikim të drejtpërdrejt në sistemin tretës.
Mjalfton një lugë gjelle mjaltë në ditë (kryesisht i tretur në ujë të ngrohtë) për të qetësuar dhi. mbjet e barkut, si dhe kuron dëmtimin strukturor që mund t’u ndodhë zorrëve gjatë inflamacioneve të ndryshme.
3.Forcon imunitetin: Testet laboratorike kanë zbuluar se mjalti Manuka përmban substanca që mund të nxisin prodhimin e citokinave. Këto të fundit janë proteina që ndihmojnë në rritjen e rezistencës së trupit ndaj sëm. undjeve të ndryshme.
4.Qetëson kollën: Mjalti Manuka është edhe më efektiv kundër kollës për shkak të veprimit më të lartë antiba. kterial që vjen nga prania e lartë e përbërësve të tjerë bioaktive.
Ekzistojnë edhe disa karamele kundër kollës që përmbajnë mjaltë Manuka dhe propolist, por mund të kesh të njëjtat përfitime duke marrë 1 ose 2 lugë çaji mjaltë natyral Manuka me UMF 15 plus ose më shumë.