Mjeku Arjet Gega ka thënë se të gjithë personat që shërohen nga koronavirusi, mund të të bëhen imun prej tij për të paktën 6 muaj ose një vit.
Në një lidhje me Skype nga SHBA-ja për Ora News, mjeku deklaroi se pacienti i parë në Kinë me koronavirus mendohet të ketë qenë në 17 ose në 19 nëntor.
Më tej, ai theksoi theksoi se 98.5% e njerëzve të infektuar me koronavirus do të shërohen.
Ai tha:
Mund të themi që të paktën për 6 muaj deri në një vit parashikohet, sepse nuk kemi asnjë pacient që ka qenë i sëmurë për 6 muaj. Pacienti i parë në Kinë mendohet të ketë qenë në 17 ose 19 nëntori. Por e bazuar në parashikime duket që nga 6 muaj deri në një vit ekzistojnë antikorpet e mjaftueshme për imunitet, mund të jete edhe imunitet për jetë, këtë nuk e dimë. Por të paktën 6 muaj deri në një vit nuk ka rrezik për infektim. Kështu mendohet. Sa i përket festës që duhet të bëjmë për njerëzit, sepse shikojmë edhe në Shqipëri që janë 5-6 pacientë të shëruar dhe dalin në media, politikanë të ekzekutivit dalin dhe e festojnë…patjetër që ky është një virus që mortalitetin do e ketë 1.3-1.5% në një vend ku shëndetësia funksionon normalisht. Kështu që 98.5% e njerëzve patjetër që do të shërohen. Kështu shpresojmë të vazhdojë, pra ata njerëz që nuk kanë komplikacione serioze, patjetër që do jetojnë dhe do ketë imunitet dhe do dalin nga spitali. Shpresojmë që këto numra të rriten. Pra nëse kemi 100-200 të konfirmuar deri tani në Shqipëri mendojmë që shumica e tyre do shkojnë në shtëpi të shëruar.
Kujtojmë këtu se numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë ka shkuar sot në 123.
Ditën e sotme u raportua edhe vdekja e pestë nga Covid-19 në Shqipëri. Ai ishte një biznesmen 49-vjeçar nga Puka.
Ditën e djeshme një tjetër biznesmen 43-vjeçar nga Kavaja ndërroi jetë nga koronavirusi në Shqipëri.
Vlen ttë theksohet se 9 prej të infektuarve me koronavirus janë pjesë e personelit mjekësor, ku një prej tyre është nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.