Blero dhe Afrona kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në martesë me datë 21 Shtator. Dasma u organizua në Shëngjin dhe të ftuar ishin shumë familjarë, miq e kolegë. Afrona ka krijuar një lidhje shumë të veçantë me vajzën e të shoqit, Tarën dhe kalojnë shpesh momente të bukura familjare.
Ditën e sotme Blero ka publikuar në Instastory një ndër këto momente pranë bashkëshortes dhe Tarës. Afrona i ka bërë vogëlushes dhuratë një kapuç dhe ajo është lumturuar pafund.
Për ta falenderuar Tara e ka përqafuar fort Afronën dhe videon e këtij momenti të ëmbël Blero e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij.