Lajme

Monika Kryemadhi ju prezanton për herë të parë me vajzën e Klajda Gjoshës

Vitin e kaluar ish-ministrja Klajda Gjosha u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Greis. Asokohe ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi që e zbuloi këtë lajm të bukur dhe sot sërish është Kryemadhi që na prezanton për herë të parë me vogëlushen.

Kryemadhi ka postuar në foto në rrjete sociale ku shfaqet me Klajdën dhe vogëlushen Greis. Kryetarja e LSI tregon se e nisi ditën kështu dhe shprehet se nuk ka asgjë më të bukur se fëmijët.

“Sot e nisa ditën me Klajdën dhe vajzën e saj Greis. Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se fëmijët dhe asgjë më të bukur në botë se buzëqeshja e tyre. Janë motivi për të mos u ndalur! Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët shqiptar”, shkruan Kryemadhi.

Kujtojmë që Klajda Gjosha ka edhe një djalë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top