Përmes një postimi në rrjete sociale, Ermal Mamaqi ka dhënë një mesazh që do t’ju bëjë të gjithëve të reflektoni, mbi situatën të cilën po kalon vendi jonë e shumë shtete të tjera. Ermali shkruan se ky është një sinjal nga planeti i cili po na thotë të ndalojmë së vrapuari pas gjërave, për të fituar më shumë para, për të arritur i pari, për të realizuar qëllimet.
Ermali shkruan se po e shijon shumë këtë kohë pranë familjes duke luajtur me fëmijët e duke rikuperuar kohën e humbur.
“Miq mos me gjykoni por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë.
Mendoj qe ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre… Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë Stop, Slow Down… Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë…Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë… Dhe tani… E shohim njëri tjetrin si rrezik per jetën.
Eshtë si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përseri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa me i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik.
Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot… Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gje. Dheeee po fle me shumë.kisha 20 vjet që nuk flija kshu… Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe.
Pra po behemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji qe te shperthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet.
Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogel me mendjen.
Do ja dalim.”