Kosova, ashtu si edhe gjithë bota po përballet me ditë të vështira me pandeminë që ka depërtuar thuajse në çdo cep të globit.
Një punë të jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe po e bëjnë mjekët dhe policët e Kosovës.
Dy të tillë, vëlla e motër, njëri polic e tjetra infermiere kanë publikuar nj[ foto të tyre duke i porositur qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kenë kujdes maksimal.
“Ne jemi këtu në shërim dhe në mbrojtje” ka shkruar polici i Kosovës, me porosinë rri në shpi.