Ushqime

Mrekulli në Deçan: Burimi i ujit që po shëron sëmundje (VIDEO)

Komuna e Deçanit, përveç që është e pasur me pasuri të shumta natyrore, në bjeshkët e këtij qyteti gjendet një burim i ujit, i njohur për popullin me emrin “Gushavc”, shkruan arbresh.info

Uji që buron aty është i pijshëm dhe mineral, por ajo çka e karakterizon më së shumti është se cilësohet edhe si shërues i shumë sëmundjeve siç janë tkurrjet e lukthit, hemorragji të lëkurës, njollat në fytyrë, etj.

Vizituesit e këtij burimi e cilësojnë atë si ilaç natyral dhe pohojnë se uji ju ndihmon për problemet e tyre me shëndet. Vizitorët nuk janë vetëm nga komuna e Deçanit, por nga e gjithë Kosova.

Ky burim, gjendet në afërsi të Manastirit të Deçanit, ku vazhdon të mbikëqyret nga KFOR-i për shkak të mospajtimeve që kanë Komuna e Deçanit dhe Manastiri.

Deçani si një qendër e vogël në perëndim të Kosovës, ngrihet mbi lumin e Lumbardhit dhe kjo shtrirje gjeografike e karakterizon atë si një vend të bukurive natyrore, me shumë mundësi për zhvillim të turizmit.

Portali “arbresh.info” ka provuar të kontaktoj me zyrtar të Komunës së Deçanit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje në lidhje më këtë burim./arbresh.info/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top