Lajme

Naftëtarët e Ballshit ultimatum qeverisë: Na ktheni përgjigje brenda ditës, do fillojmë grevën e urisë

Naftëtarët e Ballshit kanë pesë muaj pa marrë pagat dhe prej disa ditësh dalin në rrugë duke protestuar. Thirrjet e tyre mbi punën, pagat dhe sigurimet duket se po bien në vesh të shurdhër.

Duket se durimit i ka ardhur fundi. Ata njoftojnë se nëse edhe sot nuk ka një përgjigje do të fillojnë grevën e urisë.

Po ashtu, njëzëri naftëtarët kërkuan dhe pagesat e sigurimeve.

Ata shprehen:

Jemi të zhgënjyer, duam zgjidhje afatgjatë. Nëse nuk marrim zgjidhje do hyjmë në grevë urie. Greva e urisë do jetë pa afat. Duam të dimë çfarë do bëhet me fatin tonë. Kemi detyrime, duhet të shlyejmë energjinë elektrike. Kemi fëmijët në shkollë, javës tjetër duhet të paguajmë këstin. Presim një takim në orën14:00. Sot nëse nuk do të marrim përgjigje do të futemi në grevë urie. Përderisa nuk kemi marrë asnjë përgjigje, vendimi ekstrem i yni është greva e urisë.. Të thuash falimentoi nafta, ku në gjithë botën trondit tregjet financiare këtu ka pikëpyetje. Duam të shlyehen pagesat e prapambetura. Kemi dalë të kërkojmë bukën e fëmijëve tanë e që dinjiteti i naftëtarit të mos nëpërkëmbet më,”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top