Një qytetar ka shkruar sot në redaksinë e JOQ Albania.
Mesazhi i tij është paksa ndryshe nga shqetësimet e përditshme që vijnë në redaksi.
Ai ka dërguar disa fotografi në të cilat duket një vepër arti.
Është Katedralja e Korçës në miniaturë e ndërtuar e gjitha në një punim artizanal, me dorë.
Duket se është tipike e punimeve që ndërtohen nga të burgosurit në burgje.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
Përshëndetje JOQ. Dëshiroj të shes këtë vepër arti, “Katedralja e Korçës” është punim i gjithi në dorë, është bërë në burg. Çmimi 1000 €.