Tuna dhe Patris Berisha janë një ndër çiftet më të komentuar në media, të cilët janë përfolur shpesh për një ndarje të mundshme. Në shtator të 2019-ës, për t’iu treguar të gjithëve se gjërat shkonin shumë mirë mes tyre, në mënyrë që aludimet për ndarje të merrnin fund, Tuna vendosi mbiemrin e bashkëshortit në profilin e saj të Instagramit.
Veprimi i saj pas dy vitesh martesë iu dha fund zërave për ndarje. Mirëpo së fundmi gjërat kanë ndryshuar! Tuna e ka hequr mbiemrin “Berisha” nga bio-ja e Instagramit dhe rrjeti po zien nga dyshimet se dyshja mund të jenë ndarë. Mbetet të presim një reagim nga çifti për të kuptuar si qëndron e vërteta!