Feride Tahiri është nga Kosova dhe prej vitesh jeton në Gjermani. Ajo është nënë e 4 fëmijëve dhe në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, tregoi se djali i saj i dytë kaloi një temperaturë të lartë, 3 javë pas lin djes dhe si pasojë pësoi para lizë cele brale.
Feride harroi familjen, 2 fëmijët e tjerë dhe gjithë përkushtimi i saj iu dedikua djalit. Ajo u përpoq që të gjente she rim për vogëlushin e saj, por pa rezultat.
Feride Tahiri: Në ’86 filloi jeta ime të marrë një krah vua jtje?
Ardit Gjebrea: Pse?
Feride Tahiri: Sepse Ardit, në ’86 më lindi çuni i dytë. Miloti erdhi në jetë shëndoshë e mirë, por pas 3 javësh pësoi një temperaturë si bebe dhe filloi një para lizë cele brale. Sot e asaj dite, Miloti është në karrocë. Filloi tani përkushtimi im më i madh vetëm për Milotin, harrova çdo gjë, harrova dy fëmijët para tij, harrova babain dhe vjehrrën, nënën e burrit, ajo kishte nevojë shumë, por u mora me Milotin. Fillova në çdo cep të spit aleve të Jugosllavisë, që të gjeja diku një shë rim për të. Mendova se diku do gjendet një ilaç për të, ose një mrekulli, por edhe sot e kësaj dite asgjë nuk u gjet për Milotin.
Ferideja tregon se pas 7 vitesh nga sëmu ndja e djalit, erdhi në jetë fëmija i katërt, Etniku.
Feride Tahiri: Kur erdhi në jetë, Miloti ishte shumë ngarkesë dhe i kushtoja shumë pak kohë. Më e keqja ishte kur Etniku u bë 1 vjeç dhe filloi të ecte, Miloti filloi pak t’i thotë: Pse ti kaq i vogël po ecën, se ata i kishte njohur duke ecur, kurse Etniku ishte më i vogli. Por Etniku gjithmonë e ka dashur, e afroi, u kujdes për të.
Ferideja së bashku me familjen e saj vendosën të shkonin në Gjermani. Kur u kthyen në Shqipëri dhe shkuan në një dasëm, Ferideja me bashkëshortin njohën një çift, që e prezantuan me vajzën me të cilën djali i saj Miloti u martua.
Feride Tahiri: Në bisedë e sipër me këtë zonjën, tha kam unë një. Do e flas me familjen, ka dhe ajo një vështirësi. Edhe kështu vepruam. Erdhi momenti u takuam, e ftova në shtëpi, erdhi në shtëpi. Për tre javë, gjithë kjo histori, me fejesë, martesë, të gjitha. Ja video:
Lumturia në familjen e tyre është e madhe, por Ferideja ka peng në zemër që nuk u ka qëndruar pranë 3 fëmijëve të tjerë dhe veçanërisht djalit të vogël Etnikut. Prandaj ajo e ka thërritur atë në studio dhe gjithashtu kërkon prej tij që të martohet me një vajzë shqiptare.