Neymar feston nesër 28-vjetorin e lindjes dhe ka vendosur të organizojë një festë me miqtë e tij. Aty do jenë të pranishëm shumë të ftuar nga sporti, por edhe nga showbizi.
Festa ka nisur që dje dhe braziliani kishte vendosur një kod veshje, ku të gjithë të ftuarit duhet të ishin me rroba të bardha.
Ajo që bie në sy është fakti së të pranishme kanë qenë edhe dy këngëtaret shqiptare, Anxhelina Hadërxhonaj dhe Beatriks Ramosaj.
Të dyja bukuroshet shqiptare janë shfaqur me veshje provokuese, teksa kanë tërhequr edhe vëmendjen e të gjithëve.
Praninë në festë e kanë treguar vetë Beatriksi me Anxhelinën, duke postuar video në rrjetet sociale me momente nga festa.