Një infermiere e re në moshë i ka dhënë fund jetës, raportojnë mediat italiane. Infermierja 34-vjeçare punonte në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit “San Gerardo” të Monzas.
Federata kombëtare e infermierëve njoftoi se infermierja kishte rezultuar pozitive me koronavirus dhe “kishte jetuar me stres të rëndë nga frika se mos kishte infektuar të tjerët”.
Mirëpo spitali i ka hedhur poshtë këto duke mohuar që infermierja kishte rezultuar pozitive në test.