Rozë

Nga takimi i parë tek dhuratat romantike: Flet e fejuara e reperit S4MM

Në gusht të vitit që lamë pas u zbulua se reperi Samir, i njohur si S4MM ishte fejuar me një vajzë bukuroshe me emrin Filis. Samir në një intervistë për “Prive” u shpreh se është shumë i lumtur dhe tregoi se ata kanë vite së bashku, por e kanë mbajtur të fshehtë.

“Po, jam fejuar, janë të vërteta ato që keni parë, jam i lumtur. Jam fejuar në 6 gusht. Fejesën e bëmë familjarisht. Kemi qenë në një lidhje të gjatë”, tregoi S4MM. Meqë lidhja tashmë u bë publike, ka folur për herë të parë edhe e fejuara e reperit. Filis i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram duke zbuluar që nga takimi i tyre i parë e deri tek fakti që Samir nuk është shumë romantik.

Filis ka treguar se ajo dhe Samir janë takuar në Gjermani. I pari që ka shprehur dashurinë ka qenë Samiri, por Filis tregon se ai ka inat ta tregojë këtë gjë. E pyetur nëse Samiri është tip romantik, Filis tregoi: “Ndaç me dit e kam lutur 6 muaj me m’ble lule, kur ndodhi i bëra foto se e di që s’ka më”./Xing.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top