Lajme

Ngjashmëritë/ The Simpsons parashikuan Virusin Korona 27 vite më parë

Fansat e serialit të famshëm komik The Simpsons janë të bindur se seriali vizatimor parashikoi Virusin Korona.

Mediat raportojnë për lajme të virusit që po përhapet kudo në botë, me më shumë se 300 viktima në Kinë dhe disa të prekur në vendet europiane.

Matt Groening, krijuesi i serialit komik, ka parashikuar disa ngjarje botërorë në disa prej episodeve që në vitin 1990, pretendojnë fansat.

Në një episod të vitit 1993 të titulluar Marge in Chains, të gjithë banorët e qytetit të quajtur Springfield fiksohen të blenë shtrydhëse frutash të shtrenjta.

Një prej punëtorëve të fabrikës në Japoni sëmuret dhe kollitet mbi shtrydhëset e frutave para se t’i dërgojë ato në SHBA. Kjo ishte pikënisja e gripit Osaka në serial. Shumë banorë të qytetit sëmuren nga përhapja e gripit, duke shkaktuar kështu një kaos masiv dhe Marge shkon në burg për vjedhje.

Shumë reagime ka ngjallur kjo gjë në Twitter, pasi janë diskutuar ngjashmëritë midis episodit të prodhuar 27 vite më parë dhe situatës në të cilën gjendemi sot, raporton Metro.co.uk.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top