Jennifer Gates, e bija e miliarderit të njohur Bill Gates, është fejuar. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, duke publikuar një foto krah partnerit- Nayel Nassar, nga Egjipti.
“Mezi pres të kalojmë pjesën e mbetur të jetës duke mësuar, duke u rritur, duke qeshur dhe duke u dashur së bashku! Një mijë herë po!!”, ka shkruar ajo mes të tjerash krahas fotos.
Dyshja janë bashkë që nga viti 2017-ë dhe më në fund kanë ndërmarrë hapin e madh!