Lajme

Njohja e patentave në Gjermani, marrëveshja përfundimtare pas shqyrtimit nga 16 landet

Në mars 2018, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm teknik pranë Ministrisë Federale të Transportit dhe Çështjeve Digjitale. Kjo e fundit informoi se i gjithë dokumentacioni teknik duhet të shqyrtohet jo vetëm në nivel federal por edhe nga të 16-të landet e RFGJ.
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i është përgjigjur interesimit të madh të të gjithë shtetasve shqiptarë lidhur me arritjen përfundimtare të marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të shtetasve të Shqipërisë dhe Kosovës në Gjermani.

Në mars 2018, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm teknik pranë Ministrisë Federale të Transportit dhe Çështjeve Digjitale. Kjo e fundit informoi se i gjithë dokumentacioni teknik duhet të shqyrtohet jo vetëm në nivel federal por edhe nga të 16-të landet e RFGJ.

“Pra, ky është një proces që tashmë është përtej forcave të Qeverisë së Shqipërisë”, theksoi Cakaj.

“Duke qenë se ky proces merr një kohë relativisht të konsiderueshme, gjatë vizitës sime në Berlin në Mars 2019, kemi propozuar edhe shqyrtimin e alternativave të përkohshme sikurse dhënia e provimit për marrjen e patentës në gjuhën shqipe (një praktikë që tashmë zbatohet në Suedi). Kjo është një praktikë që zbatohet në RFGJ edhe për disa prej gjuhëve të tjera të Ballkanit. Sidoqoftë, kjo praktikë nuk është zëvendësim për marrëveshjen përfundimtare për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit”, theksoi ministri Cakaj.

Në kushtet kur marrëveshja për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit është në shqyrtim e sipër, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani ka dorëzuar kërkesën për mundësimin e kryerjes së provimit të patentës në gjuhën shqipe pranë Ministrit Federal të Transportit dhe Çështjeve Digjitale. Aktualisht jemi në pritje të përgjigjes nga pala gjermane.

“Duke qenë të përgjegjshëm ndaj shqetësimeve të shtetasve shqiptarë në Europë lidhur me vështirësitë e ndryshme të njehësimit të lejeve të drejtimit, shumë shpejt do të procedojmë me kërkesa për marrëveshje të kësaj natyre edhe në shumë vende të tjera”, përfundoi ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top