Këngëtarja shqiptare Lule Mustafa ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage”. Ajo ka folur gjerë e gjatë për jetën private dhe profesionale.
Në verën e vitit që lamë pas Lulja u fejua me personin e zemrës, Albanin, me një ceremoni madhështore në Kosovë. Këngëtarja është shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe gjatë intervistës ka treguar se askush nuk e ka ditur që ajo ishte në një lidhje.
“Askush nuk e ka ditur që jam në lidhje. Me thënë të drejtën nuk kam qejf të tregoj shumë rreth jetës time private, sidomos në rrjete sociale, nuk më pëlqen të postoj shumë”, është shprehur ajo.