Jonathan Mok është një 23 vjeçar i cili ka rënë pre i një su lmi vetëm për shkak të origjinës së tij.
Ai ishte duke shëtitur përgjatë rrugës Oxford në Londër kur një grup djemsh e kanë quajtur ‘Koronavirus’ dhe e kanë që lluar me gru sht në fytyrë.
Studenti nga Singapori ka postuar fotografitë tro nditëse në mediat sociale. Në to ai duket me pla gë të fr ikshme në fytyrë krijuar prej sulmit racist.
Jonathan Mok u vu në shënjestër të bandave në Londër të cilët i thanë “koronavirus” ndërsa ishte duke ecur në rrugën Oxford, moment kur edhe është rr ahur keq prej tyre.
23-vjeçari pës oi fra ktura në fytyrën e tij dhe mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale për rekuperimin e pamjes së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 24 shkurt.
Jonathan i ka quajtur sul muesit ‘frikacakë’ dhe iu ka bërë thirrje, ‘të rriten’ pak.
Studenti, i cili ka një baba anglez dhe një nënë kineze, ka jetuar dhe studiuar në kryeqytetin britanik për dy vitet e fundit dhe tha se edhe para shfaqjes së Koronavirusit kishte ndeshur në episode racizmi për shkak të origjinës së tij.
I riu tregon edhe çfarë i tha njëri prej agr esorëve para se ta qëll onte:
Nuk e duam Koronavirusin tuaj në vendin tonë.
Pas kësaj ai e ka që lluar me gr usht në fytyrë Jonathan Mok i cili përfundoi në trotuar ndërsa nga fytyra i rridhte gj ak.
Burimi: Mirror Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania