Teksa gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19, një qytetar nga Fieri ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania.
Ai ka nisur një mesazh pranë redaksisë së JOQ Albania dhe sipas asaj që thotë një person ka vdekur në mes të rrugës në Fier.
Po ashtu ai ka nisur edhe një foto, ku shikohet një person i shtrirë në mes të rrugës.
Pranë është një ambulancë dhe disa persona të pajisur me maska. Pamja në foto është e rëndë.
Mesazhi i plotë që ia ka nisur në JOQ Albania:
Paska vdekur nje njeri ne mes të rruges ne Fier. Tani ka dy minuta. Ishte duke ecur edhe ra ne toke. Rreth 60 vjec dukej.
Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën dhe distancimin social.