Moderatorja e njohur Liberta Spahiu festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Ajo organizoi një festë përrallore mes miqsh, ku të gjithë u argëtuan duke kënduar e kërcyer.
Menjëherë pas festës, moderatorja i ka vazhduar festimet në një club në Prishtinë ku ka performuar Flori Mumajesi. Liberta ka publikuar në Instastoryn e saj një video të artistit duke kënduar dhe i është drejtuar me termin “Babushi”.
Kujtojmë se dyshja kanë treguar se kanë ruajtur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, edhe pas ndarjes. Në emisionin e fundvitit “Prive Reality”, Liberta kishte ftuar Florin dhe u shpreh: “Kemi shumë për të thënë, por nuk preferojmë”. Më pas u përqafuan dhe filluan të kërcenin së bashku, duke treguar se kanë mbetur miq.