Një virus tjetër është rishfaqur në Kinë, i quajtur hantavirus dhe prej tij tashmë ka vdekur një person, ka raportuar të marten gazeta kineze, “Global Times”.
Sipas kësaj gazete, një burrë nga provinca kineze Yunnan ka vdekur nga komplikimet e shkaktuara prej ketij virusi, teksa ndodhej në autobus për në provincën Shandong.
Gazeta bën të ditur se të gjithë pasagjerët e autobusit janë testuar për këtë virus.
Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se hantavirusi përhapet kryesisht nga brejtësit. Infeksioni me hantavirus megjithatë mund t’i sëmurë njerëzit.