Aktori i njohur i humorit, Romeo Veshaj ka qenë këto ditë shumë i komentuar në media për ndarjen nga Jonida Maliqi. Ndarjen e deklaroi vetë Jonida duke treguar në intervistat e fundit se është beqare. Ndërsa Romeo pavarësisht se preferoi të mos reagonte, fakti që pushimet i bëri me shoqërinë dhe jo me Jonidën, tregon se mes tyre ka marrë fund.
Së fundmi një tjetër këngëtare është parë në krahët e aktorit dhe bëhet fjalë për Fifin. Ajo ka postuar në Instastory një video ku shfaqet në shoqërinë e Romeos dhe i bën atij një propozim.
“Do bëhesh Romeo im?”, është pyetja që i ka bërë Fifi Romeos, por përgjigjen as njëri, as tjetri nuk na i ka treguar.