Para pak kohësh Harry dhe Meghan hoqën dorë nga familja mbretërore për të jetuar si të pavarur financiarisht. Ato janë shpërngulur në Kanada së bashku me të voglin e tyre Archie dhe burimet pranë çiftit kanë treguar se janë më të lumtur se kurrë.
Pasi hoqi dorë nga roli mbretëror, Meghan ka marrë vendimin e rëndësishëm për jetën e saj. Ajo po kërkon rikthimin në Hollywood dhe burime nga “Daily Mail” kanë bërë me dije se po përpiqet që të fitojë rolin e një superheroine në një film.
Nick Collins, agjenti i saj, ka rënë dakort për të marë një projekt të ardhshëm nga Disney. Burime pranë saj kanë treguar për mediat e huaja se Meghan po planifikon një sërë takimesh në Hollywood.
“Meghan po planifikon një seri takimesh në Hollywood. Ajo po kërkon një film me superhero pasi është e vendosur të aktrojë përsëri. Meghan mendon se një film i madh, ansambël është mënyra e duhur per te rifilluar”, ka treguar burimi.
Burimi: “Daily Mail”