Lajme

Pastroni mushkëritë duke konsumuar këto ushqime. Thelbësore për oksigjenimin e trupit

Ruajtja e shëndetit të mushkërive dhe funksioneve të tyre është thelbësore. Mushkëritë e shëndetshme garantojnë që i gjithë organizmi të ushqehet siç duhet me oksigjen.

Ushqimet luajnë një rol kryesor për mirëqenien e këtij organi. Barishtet, hudhra, agrumet, frutat e pyllit dhe xhenxhefili janë ndër ushqimet më të rekomandueshme për shëndetin e mushkërive.

Ja cilat janë ushqimet më të mira që pastrojnë mushkëritë:

Fistikët
Fistikët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive, pasi përmbajnë një lloj të veçantë të vitaminës E, e cila ofron mbrojtje ndaj disa formave të sëmundjeve të mushkërive.Fistikët ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe të ngopin lehtë e pa kalori, të cilat janë përgjegjëse për shtimin në peshë.

Speci djegës
Speci djegës është një erëz shumë e fuqishme dhe mirëbërëse për organizmin. Ai ofron me dhjetëra përfitime për shëndetin e njeriut. Speci djegës ndihmon në reduktimin e kollës që irriton fytin në vazhdimësi.

Ekspertët thonë se speci djegës parandalon problemet me të ftohurën dhe gripin. Kjo erëz shpërbën sekrecionet dhe rekomandohet për gjithëkënd që vuan nga bronshiti apo problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Ushqimet e pasura me omega 3
Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe efikasitetin e sistemit të frymëmarrjes. Salmoni, sardelet, farat, arrorët dhe vezët janë shumë të pasur me acide yndyrore omega-3.

Këto ushqime kanë gjithashtu aftësinë të shmangin inflamacionin në organizëm dhe të përmirësojnë shëndetin mendor.

Marrë nga dietologia dhe nutricionistja Anila Kalleshi

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top