Ka shumë njerëz të cilët nuk janë në mbipeshë serioze, por kanë një peshë më të lartë se ajo që duan. Mes nesh takojmë plot që thonë, ah sikur të hiqja nja 2-3 kile e do isha shumë mirë. Në ndihmë na vjen një recetë funksionale e cila mundëson zhdukjen e 3 kilogramëve në vetëm 48 orë, raporton noa.al.
Një recetë që në fakt nuk të dobëson vetëm 3 kilogramë, por nëse e përdor vazhdimisht, 2 deri 3 herë në javë, bën të mundur zhdukjen e më shumë kileve nga trupi juaj.
Kjo formulë e thjeshtë ku baza janë domatet, limoni dhe hudhra, është funksionale sepse dy elementët e saj kryesorë janë ndërthurje e mirë për rënie në peshë në mënyrë të shëndetshme.
Lycopene që gjendet tek domatet, vepron mrekullisht si një antioksidant dhe pastrues natyror, duke ndihmuar trupin tuaj, jo vetëm për të hequr dhjamin e akumuluar, por për të eliminuar edhe toksina e dëmshme. Ndërsa hudhra jo vetëm që ndihmon në djegien e kalorive, por edhe ndihmon në shëndetin tonë në përgjithësi.
Si përgatitet lëngu i dobësimit të garantuar:
Ujë me akull.
domatelimon dhe hudhra.
0.25 l ujë.
5-6 copa akull.
6 lugë lëng limoni.
4 domate të vogla.
4 thelpinj hudhre.
Pasi t’i keni larë domatet që duhet të jenë të vogla por jo pomodorini dhe hudhrat, futini në një mikser. Shtoni ujin, lëngun e limonit dhe akullin dhe trazojini në mikser.
Futeni në gotë dhe pijeni këtë lëng në mëngjes. Është shumë e rëndësishme që këtë lëng ta pini gjysmë ore pasi të keni ngrënë mëngjes, ose të keni pirë diçka.
Mund ta pini dy ditë rresht për të parë efektin dhe periodikisht 2-3 herë në javë për të hequr kile të tjera dhe/ose për të mbajtur trupin tuaj në formë.
Por kujdes, krahas përdorimit të kësaj formule, duhet të keni parasysh edhe këto këshilla: Mos konsumoni sheqer, ose sa më pak të mundeni Shtoni perimet në dietën tuaj të ushqimit të përditshëm, mundësisht në dt nga tre vaktet e zakonshme të ditës. Pini çaj jeshil. Hani fruta shpesh.