Lajme

Për herë të parë në ekran, Renato Mekolli fton të ëmën në emision

Mbrëmjen e sotme në ekranin e “Top Channel-it” ka startuar finalja e emisionit shumë të pëlqyer nga publiku,“Hell’s Kitchen”. E ftuara speciale këtë mbrëmje, është nëna e Renato Mekollit, shefit të kuzhinës.

Mamaja i solli Renatos pjatën e tij të preferuar në studio, tavën e kosit si dhe rrëfeu histori nga fëmijëria e kuzhinierit. Si Renato ashtu dhe nëna e tij janë emocionuar duke folur për të shkuarën, për vitet e vështira të emigrimit në Greqi, për kujtimet e tyre së bashku e mbi të gjitha për dashurinë që i lidh.

Kjo është hera e parë që mamaja e tij është shfaqur në ekran dhe kuzhinieri ka publikuar dhe një foto në profilin e Instagramit ku shkruan: “Faleminderit jeta ime, Mbretëresha ime! Hera e parë dhe e fundit që dole në ekran, sepse ju,familja ime dhe njeriu im jeni për mua.Vetëm për mua”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top