Ushqime

Përdorni këtë lloj vaji për të parandaluar menjëherë rënien e flokëve dhe përshpejtuar rritjen!

Çdo femër do të dëshironte që flokët e saj të ishin sa më të bukura dhe të shëndetshme. Mbi të gjitha të binin sa më pak që të ishte e mundur.

Sot do t’ju tregojmë për një produkt shumë të veçantë, i cili do të parandalojë menjëherë rritjen e flokëve dhe do të përshpejtojë rritjen e tyre. E kemi fjalën për vajin e kastorit, i cili është i njohur për vetitë që ka dhe jo më kot është një nga produktet kryesore të bukurisë ndër shekuj.

Vaji i kastorit ka fuqi antibakteriale dhe është shumë i pasur me vitaminë E, proteina, Omega 6 dhe 9, si edhe acide yndyrore të tjera shumë të shëndetshme. Kjo e bën të jetë një produkt i mrekullueshëm për flokët dhe lëkurën. Aplikimi i vajit të kastorit në skalpin e kokës pengon rënien e flokëve dhe ndihmon me rritjen e flokëve.

Kjo ndodh në sajë të vlerave që ky lloj vaji mbart. Përveçse është shumë i lirë, përdorimi i këtij produkti nuk ka asnjë efekt anësor në shëndet.

Ju mund ta përdorni atë së bashku me vajin e kokosit dhe ta lini të veprojë së paku një orë në flokë. Përsëriteni këtë proces dy herë në javë. Pas trajtimit, lajini flokët tuaj normalisht.

Është e këshillueshme që ta lini të veprojë gjatë natës dhe në këtë mënyrë edhe efektet do të jenë më të mëdha.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top