Lajme

Përgatituni! Ikën ditët me diell, sinoptikanët tregojnë si ndryshon moti në orët në vijim

Ditën e nesërme moti pritet të rezervojë surpriza, pasi dielli ia lë vendin reshjeve të shiut dhe dëborës!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se moti deri mesditën e së dielës përgjatë vijës bregdetare, pritet me vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar.

Përkohësisht, reshjet në këtë pjesë marrin karakter shtrëngatash. Dëbora e izoluar dhe ngricat, do të jenë të pranishme në zonat malore. Pasdite dhe në mbrëmje, do të nisin kthjellimet.

Era, pritet të fryjë me drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -4ºC deri në 0ºC; zonat e ulëta -1ºC deri në 14ºC; zonat bregdetare 3ºC deri në 14ºC. /

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top