Lajme

Peripecitë e emigrimit: Pas 4 ditësh dhe 4 netësh ecje…

Rubrika “Ka një mesazh për ty” solli ditën e sotme historinë e veçantë të Xhovalinit. Që kur ishte 14 vjeç, për shkak të kushteve të vështira ekonomike, ai u largua nga familja e tij për në drejtim të Greqisë.

Ka qenë e vështirë sepse i është dashur të ecë 4 ditë dhe 4 netë, derisa të mbërrinte tek një fshat, ku nisi edhe punë, por më pas e kapi policia dhe e ktheu në Shqipëri.

Mendoi ta provonte sërish, por sërish e kthyen. Herën e tretë, Xhovalini shkoni në Selanik dhe teksa ishte duke kërkuar punë njihet me Stathi Tsekitsidis, personi që e ka ndihmuar dhe përkrahur jashtëzakonisht shumë.

Xhovalini: Unë kam ikur që i vogël në Greqi, duke kërkuar punë, për shkak të kushteve të vështira ekonomike vendosa të ikja.

Ardit Gjebrea: Çfarë pune mund të bënte një djalë i vogël 14 vjeç?

Xhovalini: As vetë s’e di. Mendova se nuk ka asnjë të ardhme nga ai fshat, nuk e dinte asnjë që do ikja përveç nënës.

Xhovalini tregon se kur ka shkuar në doganë ishin një grup prej 18 vetash dhe ai ishte më i vogli, edhe pse të gjithë i thoshin të kthehej ai refuzonte. Kanë ecur 4 ditë dhe 4 net dhe atij i mbaroi ushqimi që kishte marrë me vete.

Xhovalini: Kemi arritur në atë fshat. Di që kur kam arritur tek ai fshat pas 4 ditësh dhe 4 netësh vetëm duke ecur, kam fjetur mbi 30 orë gjumë, isha i lodhur dhe i rraskapitur.

Ardit Gjebrea: Fillove punë?

Xhovalini: Jo! Punova ca ditë, por pas 2-3 muajsh më kapi policia dhe u ktheva në Shqipëri. Por nuk ndenja fare pothuajse, u ktheva prapë në Greqi.

Ardit Gjebrea: Prapë, nga mali?

Xhovalini: Po! Por as herën e dytë nuk pata sukses, më kapën shumë shpejt. Herën e tretë shkova në një tjetër fshat, punova 18 muaj.

Të ardhurat që grumbulloi, një pjesë ia dha familjes dhe një pjesë tjetër, rreth 4 milionë ia dha xhaxhait të tij sepse ia kërkoi si borxh.

Xhovalini: Më thotë xhaxhai, unë dua të shes gjysmën e tokës, se kam nisur shtëpinë për ta ndërtuar. A do tha që këto para që t’i kam merri tokë? Po i thashë unë. Por prindërit e mi nuk e morën aq mirë sepse thanë ç’është ky veprim që e bëri pa na pyetur, sepse ishte qëllimi për të ndërtuar krejt sëbashku.

Më pas, ai shkoi sërish në Greqi, kur arriti në Selanik teksa ishte duke kërkuar punë u njoh me një zotëri, të cilin e ka ftuar në program për ta falenderuar për gjithçka që ai ka bërë për të.

Xhovalini: Ai kujdesej jashtëzakonisht, më këshillonte, më thoshte Xhovan ke ardhur në Selanik për të punuar, për të mbledhur 5 lekë. Ruaji paratë si sytë e ballit./tvklan.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top