Lu fta në Siri është egërsuar shumë gjatë muajve të fundit teksa ushtria e Asad po rimerr nga rebelet zonën e fundit të mbetur në duart e tyre, qytetin e Idlibit.
Nisur nga tensioni si edhe interesat e fuqive të mëdha, në Sirinë e Veriut gjenden një numër i madh ushtrish, siç është ajo e Turqisë, elementë të ushtrisë amerikane si edhe Rusia. Rivaliteti SHBA-Rusi është i njohur dhe kjo është duke u reflektuar edhe në Siri.
#US army vehicle pushes #Russia police vehicle off the road, today, eastern Qamishli NE #Syria. pic.twitter.com/X5RNPyqafL
— Mohammad (@ibrashino) February 19, 2020
Së fundmi, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video nga veriu i Sirisë ku një mjet i blinduar i SHBA nxjerr nga rruga një mjet të blinduar të Rusisë, i cili po përpiqej të parakalonte.
Nga luftimet e javëve të fundit në Idlib raportohet se janë shpërngulur 900 000 persona që tani jetojnë në çadra mes të ftohtit dhe bom bave.