CoVid-19

“Piku i epidemisë në Shqipëri do jetë në maj”, mjeku Vargu: Shifrat janë më të larta se ato që deklarohen

Mjeku Petrit Vargu ka folur në lidhje me situatën e koronavirusit në vend.

Sipas Vargut, numri i të infektuarve në vend është më i lartë se ato që deklarohen zyrtarisht nga ministria.

Ai apeloi që të bëhen teste masive, duke theksuar se izolimi dhe testimi janë strategjia më e mirë për frenimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19.

Mjeku shtoi se kjo karantina do të vijojë deri në fund të prillit, ndërsa sipas tij piku do të jetë në fillim të majit.

Në një lidhje për Fax News, ai tha:

Është më i lartë se numri që deklarohet zyrtarisht është mirë te jepen shifrat normale dhe për pacientë. As një parashikim nuk mund të bëhet në vend me 10 teste që bëhen në Shqipëri, pra jam kundër që piku do të arrihet javën që vjen. Unë mendoj se ne nuk kemi bërë një strategji të mirë ndërmjet izolimit dhe testimit, nëse do të ishte bërë mirë do të prisnim rezultate shumë më të mira. Testet janë çelësi i suksesit. Janë teste që mund të na krijojnë mundësinë që të kapim pacientët.
Teksa u pyet se përse nuk bëhen teste masive në Shqipëri, ai tha:

Këtë nuk e di njeri, jemi të painformuar. Pse nuk bëhet teste duhet të pyetet ato që nuk i bëjnë testet. Këto gabuan në fillim, një test kushton midis 3 deri në 8 euro. Testi na jep të mira materiale, pasi kriza ekonomike do të jetë me afat më të shkurtër. Mund të bëjnë 2 mln euro po më mirë të shpenzohen. Lekët për testime nuk janë lekë të shpenzuara janë lekë të fituara. Mendoj se me këtë karantinë të frikshme do të vijojë deri në fund të prillit. Me këto gabime që bëjmë në testime unë mendoj se pikun do ta kemi në muajin maj. Epideminë e heqim vetëm me masat që do të marrë qeveria.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top