Piramida e Tiranës, e përuruar në vitin 1988 si muzeu i ish-diktatorit Enver Hoxha, është padyshim një ndër ndërtesat më të veçanta të kryeqytetit. Ajo u projektua si krahët e shqiponjës por kjo vihet re vetëm nëse shihet nga lart.
Aktualisht gjendja e piramidës nuk është aspak e mirë por transformimet do të nisin së shpejti. Struktura do vazhdojë të mbetet e njëjtë por do të ketë ndryshime të tjera si në fasada ashtu edhe brenda.
Piramida do të kthehet në një qendër të madhe inovative, teknologjie dhe informacioni. Puna për transformimin do të fillojë në muajt e ardhshëm dhe projekti është gati. Piramida do ketë ashensorë për t’u ngjitur në majë dhe do të ketë shumë më shumë dyer.
Nga një objekt i mbyllur, piramida do të transformohet në një vend të hapur e të madh për të gjithë qytetarët e Tiranës. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme, nga “Top Channel”: