Një 28 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Trento të Italisë si pasojë e koronavirusit.
Mësohet se viktima është Lucjan Elezi. 28-vjeçari ishte në pritje për të bërë tamponin e dytë për të vërtetuar nëse ishte shëruar plotësisht.
Dhjetë ditë më parë ai kishte shkuar në spital pasi rezultoi i infektuar me Covid-19. Pas përmirësimit ai shkoi në shtëpi ku do të qëndronte i izoluar. Në testin e parë i riu doli negativ, ndërsa ishte në pritje të testit të dytë për të vërtetuar nëse ishte shëruar plotësisht, shkruan abc news.
Për momentin shkaku zyrtar i vdekjes është një emboli pulmonare. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota.
Mediat fqinje shkruajnë se për vite me radhë ai banonte në Val di Fassa dhe kishte punuar së pari në sektorin e ndërtimtarisë.
Elezi kishte mbërritur në Val di Fassa nga Shqipëria, ku i ishte bashkuar vëllait dhe xhaxhait të tij, më pas kishte mbërritur edhe gruaja me të cilën jetonte.