Lajme

Po tm erron botën! Studentja shqiptare flet nga Wuhani, epiqendra e gripit në Kinë

Në qendrën e virusit famëkeq, në Wuhan ndodhet edhe një shqiptare, e kontaktuar së fundmi nga topchannel.

Josilda Nrea tregoi gjatënjë bisede në rrjetet sociale, se çdo të thotë të gjendesh në një situatë dr amatike ai ajo që është duke kaluar Kina. Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, thotë se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fsheh fri kën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

Aja tha:
Unë jam mirë faleminderit! Jam studente në Wuhan por për momentin kam marrë një banesë me qira në një provincë tjetër në Xi’an. Universiteti na ka njoftuar të qëndrojmë jashtë Wuhan të paktën deri në datë 15 shkurt. Sigurisht që kam pasiguri dhe po përpiqem të përdor çdo masë të mundshme parandaluese gjithashtu jam dhe vetëm në një provincë tjetër ku nuk e di për sa kohë do të qëndroj. Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën”
Josilda tha se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan.

Kujtojmë se koronavirusi është shkaktar i të paktën 41 vi ktimave ndërkohë që raportohet se mbi 1300 të tjerë janë të infektuar.Në të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse drejt Kinës janë shtuar masa të rrepta sigurie për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëm undjes.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top