Modelja shqiptare Angela Martini dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu, prej kohësh nuk ishin parë së bashku dhe madje kjo bëri që tê lindnin aludimet për ndarje. Mirëpo më pas u zbulua se Dragos kishte probleme me drejtësinë dhe për këtë arsye nuk ishte shfaqur krah modeles.
Megjthatë ditën e djeshme, në ditën e të dashuruarve, dyshja janë shfaqur hapur në publik. Angela ka publikuar në Instastory një video në të cilën shfaqen duart e dyshes të shtrënguara.
Në duart e tyre vihen re dy pjesët e zemrës që dyshja i bënë tatuazh në vitin 2016.