24 persona të shuar, 18 të zh.dukur, mbi 1400 shtëpi të djegura, 12 milionë hektarë tokë të shkrumbuara dhe rreth 500 milionë kafshë të djegura të gjalla.
Ky është bilanci apokaliptik që kanë lënë pas zjarret masive që kanë përfshirë Australinë që prej muajit shtator.
Pamjet dramatike nga Australia, të cilat janë shpërndarë me shpejtësi në media dhe rrjetet sociale kanë prekur miliona njerëz në mbarë botën.
Ka qenë tejet prekëse dhe emocionuese historia e një vajze të vogël, gjatë ceremonisë mortore të babait të saj, i cili humbi j.etën tr.agjikisht duke luftuar me flakët.
Teksa qindra të pranishmëve u rridhnin lot në kishë, trimëria dhe pafajësia e vogëlushes solli buzëqeshje dhe shpresë në fytyrat e tyre.
Babai i vogëlushes, 36-vjeçari Andrew O’Dwyer, i cili ishte zjarrfikës vullnetar i RFS, hum.bi je.tën të martën, së bashku me kolegun e tij, teksa po luftonin për të shuar një zjarr të madh në Buxton, në jug të Sidneit, kur makina e tyre u rrëzua.
Vogëluishja e quajtur Sharlotë, me një kurajo të paimagjinueshme, teksa të pranishmit po dëgjonin përpjekjet heroike të z. O’Dwyer, mori përkrenaren e babait të saj dhe e vendosi mbi kokë.
Për shkak të moshë së vogël, ajo nuk e ka kuptuar ende që nuk do ta shohë më kurrë babanë e saj dhe do të rritet pa praninë e tij.
Megjithatë, do të jenë njerëzit e tjerë që do t’i tregojnë Sharlotës, që babai i saj ishte një hero i vërtetë.
Skena kur vogëlushja refuzonte të largohej nga arkivoli i të atit, preku pa masë të gjithë të pranishmit.
Vajza 19 muajshe, u shtri në dysheme pranë arkivolit të të atit dhe hëngri një pako me patatina, duke u sjellë shumë njerëzve një buzëqeshje të nevojshme në fytyrat e tyre të pikëlluara nga zia.
Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania