Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Pallatin e Kongreseve premiera e filmit të vitit “I love Tropoja”, me regji dhe produksion të Ermal Mamaqit, skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit e Besnik Mustafait dhe me një kast aktorësh të mirënjohur e shumë të pëlqyer nga publiku.
Mbrëmë ka qënë premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe shumë prej tyre me anë të postimeve në Instagram kanë treguar përshtypjen që i ka lënë filmi.
Turjan Hysko: “Ermal Mamaqi sapo vure një standart të ri në komedinë shqiptare! Super bravo”
Xhemi Shehu: “Për të mos u humbur I love Tropoja. Bravo e madhe të gjithëve, në veçanti Ermal Mamaqit”
Anxhela Peristeri: “Ermal Mamaqi sinqerisht e kam shijuar pafund këtë film! Një nga komeditë më të bukura që kam parë! Shumë suksese dhe urime”
Ermal Peçi: “Në ka diçka që çmoj tek prodhime e Ermal Mamaqit është fakti që mban afër kastin e aktorëve BIG si Bruno Shllaku, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu etj! Rikthimi i ikonës së komedisë beratase Pranvera Veizi ishte surpriza më e bukur, qershia! Sa shumë qesha me ju! Urime Ermal!”
Orinda Huta: “Shumë urime Ermal Mamaqi. Kishe të drejtë kur thoje do jetë komedia më e mirë shqiptare. Mos e humbisni! Shijojeni në Pallatin e kinemasë”.
Më poshtë mund të shikoni të tjera përshtypje nga të ftuarit./Xing.al