Lajme

Premtoi të ndërtonte dy shtëpi në Thumanë, Ardit Gjebrea mban fjalën e tij

Edicioni 21 i “Këngës Magjike” u zhvillua me kauzën ‘Këndoj për të ndërtuar”, në ndihmë të të prekurve nga të rmeti i 26 Nëntorit. Moderatori Ardit Gjebrea njoftoi se me biletat e shitura do të ndërtonte dy shtëpi të reja.

Së fundmi, ai ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, me anë të së cilës ka provuar se nuk e ka harruar fjalën e dhënë. Në foton në fjalë ai shihet në Bashkinë e Krujës dhe ka treguar se projektet e shtëpive janë gati dhe po presin të marrin lejen për t’ia nisur nga ndërtimi.

“Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë. Nuk dua të ndërtoj shtëpi “partizançe”, por gjithçka me dokumenta të rregullta. Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa radhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë pasur preçedencë! Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhshme (që na vjen radha) do japë ‘OK’ që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen. Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë”, ka shkruar Arditi.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top