Princeshë Elia Zaharia Zogu është padyshim një nga femrat më elegante dhe sharmante shqiptare. Elia gjithmonë ka rënë në sy për klasin dhe hijeshinë, pavarësisht se ka preferuar të shfaqet e thjeshtë në daljet e saj publike. Së fundmi princesha i ka habitur të gjithë me ndryshimin në pamje.
Elia është shfaqur e grimuar në detaje, me flokët onde dhe shkëlqen e gjitha. Komplimentat nuk kanë munguar për princeshën.
Kujtojmë që muaj më parë Elia publikoi librin e saj me përralla, “Trëndafili i bardhë”.