Mbrëmjen e 25 Shtatorit të vitit që lamë pas, çifti i njohur i showbizit, Ermal dhe Ariana Fejzullahu, u bënë prindër për herë të katërt me një vajzë. Ato i vendosën vogëlushes emrin Ana dhe publikojnë vazhdimisht foto pranë saj në rrjete sociale.
Së fundmi Ariana ka publikuar në Instastory një foto të Anës, krahas së cilës pyet ndjekësit e saj se kujt i ngjan vogëlushja.
Në këtë postim ka reaguar dhe bashkëshorti, Ermali, i cili ka shkruar “Edhe pse më ngjan mua komplet, uroj ta ketë shpirtin tënd”.
Ndërkohë Ariana ka pohuar se e bija është një kopje e këngëtarit. “Fort po më vjen inati, po ky është realiteti. Ermal, krejt si ti”, i është përgjigjur ajo bashkëshortit.